Gjermania dhe Franca kanë refuzuar sërish kërkesat e Rusisë që vendet europiane të paguajnë gazin rus në rubla, si një shkelje e papranueshme e kontratave, duke shtuar se kjo përbën “shantazh”, sipas The Guardian.
Gjatë një konference për shtyp, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se nuk kishte parë ende një kontratë të nënshkruar nga presidenti Valdimir Putin që detyron vendet europiane të paguajnë gazin në rubla, duke shtuar se Gjermania ishte e përgatitur për të gjithë skenarët, duke përfshirë ndalimin e importeve të gazit rus në Europë .
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire tha se Franca dhe Gjermania kanë kundërshtuar kërkesën e Rusisë.