Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e aty ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dy orë para mbylljes së votimeve është paraqitur nga Durrësi ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin dhe të japin votën e tyre.
“Edhe dy orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve dhe të gjithë qytetarët të dalin masivisht për të votuar. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. E ardhmja e bukur po na pret, të gjithë drejt kutive të votimit”, tha Basha.
Ai u pyet nga gazetarët për votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti por nuk dha ndonjë përgjigje.
“Asnjë koment, të gjithë dilni dhe votoni”, tha Basha.