×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgjohet Vuçiqi, aktivizohen shërbimet e inteligjencës serbe

    Insajderi
    03 January 2021 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.

    Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë.

    Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

    Vuçiq gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara.

    Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.

    Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

    “Vuçiq nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiqin për këtë.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark