Përhapja e Lijës së Majmunit/ Ministria e Shendetësisë apelon qytetarët: Pa panik, me kujdes! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përhapja e Lijës së Majmunit/ Ministria e Shendetësisë apelon qytetarët: Pa panik, me kujdes!

    Insajderi
    15 August 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka bërë apel për kujdes ndaj qytetarëve për përhapjen e lijes së majmunit ose MPOX.

    Kjo thirrje është bërë pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] ka shpallur emergjencë globale MPOX e njohur më parë si “Lija e Majmunit” për herë të dytë brenda dy viteve të fundit.

    Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se OBSH-ja ka marrë këtë vendim pasi ky virus është përhapur në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

    Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit të mpox dhe 517 vdekje.

    E, Ministria e Shëndetësisë [MSH] dhe Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka njoftuar vendin se po përcillen me vëmendje epidemologjia e MPOX.

    Sipas tyre, në vendin tone nuk ka asnjë rast të dyshimtë por sa i përket MPOX duhet të ketë kujdes dhe jo për panik.

    “Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë. Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta”, vijon njoftimi.

    Në njoftim më poshtë i keni detajet dhe informacionet kryesore për MPOX, simptomat, si përhapet dhe rreziku tek njerëzit, vaksionimi e trajtimi dhe masat mbrojtëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark