Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK’së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK’së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista

    Insajderi
    25 August 2025 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar për përjashtimin e gjashtë gazetarëve të RTK’së nga moderimi i emisioneve. Të cilët kanë pohuar se kanë marrë paralajmërime saherë që kanë intervistuar njerëz të pushtetit.

    Në reagimin e tij, Hoti tha se “i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista”.

    “Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, deklaron Hoti.

    “Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.

    Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, shton ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark