×
  • Lajme
  • Lajme

    Përjashtimi i nxënëses me shami nga gjimnazi në Pejë, Prokuroria nis hetimet ndaj drejtorit të shkollës

    Insajderi
    23 September 2024 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj drejtorit të gjimnazit “ Bedri Pejani” në Pejë, Musa Nikçi për të parë nëse ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, lidhur me largimin nga shkolla të një nxënëse për shkak të vendosjes së shamisë.

    Një nxënëse e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë është përjashtuar nga mësimi me vendim të drejtorit të shkollës për shkak të vendosjes së shamisë.

    Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Insajderin se një prokurori është angazhuar që të merret me rastin.

    Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rasti se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pasi t’i ndërmerr  të gjitha veprimet e nevojshme, atëherë prokurori i shtetit do vendos lidhur procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në përgjigje dhënë Insajderit.

    Lidhur me këtë ngjarje, Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla. Këtë kërkesë, imami Labinot Maliqi e ka bërë pasi një 18 vjeçare nga Peja është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë në shkollë.

    Në një konferencë për media, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

    Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

    “Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A. D. 18 vjeçare, nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, ka mbetur në shtëpi. Pasiqe ajo u largua nga shkolla më 2 shtator, pa një vendim zyrtar, ditën e parë të vitit të ri shkollor, për shkak të bartjes së shamisë, me urdhër të drejtorit Musa Nikçi, dhe ky largim u bë pa ndonjë vendim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt, përveq që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark