×
  • Sport
  • Sport

    Përjashtimi i Zhegrovës, Muric dhe Muslijës nga kombëtarja, vjen reagimi i “Dardanëve”

    Insajderi
    08 September 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriç nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Berisha ka bërë një shkrim në ‘Facebook’-un e tij pas publikimit të vendimit të FFK-së.

    “Kosova është më e madhe sesa të gjithë ne”, thuhet në postimin e tij.

    Përpos Berishës ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së “Dardanëve”, Lik Berisha, i cili ka shpërndarë vendimin e FFK-së me mbishkrimin ‘lojtarët e diskotekave’.

    Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se ka larguar tre yjet e Kosovës për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

    “Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, u tha në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark