Një studente e Kolegjit UBT është përjashtuar nga ligjërata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që po mbahet në këtë kolegj.
Ajo e ka pyetur të parin e vendit gjatë fjalimit të tij se “A është President i Klanit Pronto”.
Pas këtij veprimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i sigurimit të presidentit Thaçi duke e përjashtuar nga salla ku po mbahej ligjërata.
Gjatë kësaj ligjërate para studentëve , kreu i shtetit është duke folur për propozimin e tij për krijimin e ushtrisë si dhe zhvillimeve aktuale në vend./Insajderi.com