Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është i intubuar në repartin e terapisë intensive të spitalit “Evangelismos” në Athinë.
Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm pas mbrëmjes së të enjtes, duke aktivizuar një “alarm të kuq” në spital, shkruan Euronews Albania.
Lajmet më të fundit që i referohen situatës brenda spitalit “Evangelismos” bëjnë me dije se Kryepeshkopi po përballet me probleme serioze me funksionet e ndryshme të organeve jetësore, ndërsa mjekët dhe infermierët në ICU janë angazhuar në përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur në jetë liderin shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare.