
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico anuloi udhëtimin e tij drejt samitit informal të BE-së në Kopenhagë këtë të mërkurë, 1 tetor. Siç raportojnë mediat e huaja, për arsye të problemeve shëndetësore që pas atentatit që iu bë vitin e shkuar.
Sipas mediave sllovake, fluturimi u planifikua, por u anulua në moment të fundit.
“Gjendja e tij u përkeqësua”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Alexander Kováč, duke mos dhënë detaje të tjera.
Megjithatë, Fico kishte marrë pjesë më herët gjatë ditës në një mbledhje të kabinetit. Në Kopenhagë, ai ishte planifikuar të merrte pjesë në takimin informal të liderëve të BE-së dhe të zhvillonte një takim me kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz.
Që nga atentati i majit 2024 në Handlová, ku Fico u qëllua disa here me armë zjarri, ai ka anuluar herë pas here daljet publike.
Edhe në maj të këtij viti, ai e pranoi publikisht se “që pas sulmit, shpesh e ka të pamundur të udhëtojë për 4 orë me makinë”.
Gjendja e tij shëndetësore mbetet një temë e ndjeshme në politikën sllovake, ndërsa Fico vazhdon të drejtojë një koalicion qeveritar të polarizuar, shpesh në përplasje me Brukselin për çështjet e sundimit të ligjit dhe politikën e jashtme.