Përkeqësohet situata me zjarrin në Tepelenë, shpërthejnë edhe dy bomba të Luftës së Dytë Botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkeqësohet situata me zjarrin në Tepelenë, shpërthejnë edhe dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

    Insajderi
    12 August 2025 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Lekël të Tepelenës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë.

    Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II. Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët.

    Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta të zjarrit.

    Policia ka kërkuar evakuimin urgjent të popullsisë në fshatrat Lekël dhe Hormovë për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark