Përkrahje për Ferit Idrizin nga veteranët dhe familjet e dëshmorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Përkrahje për Ferit Idrizin nga veteranët dhe familjet e dëshmorëve

    Insajderi
    09 October 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve, të cilët i quajti “njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë sonë”.

    Idrizi u shpreh i nderuar për takimin me ta, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe dashurisë së tyre për vendin.

    “Nder dhe emocion i veçantë të takoj shokët e idealit, njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë tonë. Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën tonë të përbashkët këto katër vite”, tha ai.

    Ai shtoi se përkrahja e tyre ka vlerë të jashtëzakonshme për të, pasi vjen nga ata që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo për Kosovën.

    “Faleminderit nga zemra për besimin e dhënë”, përfundoi Idrizi.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    09 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark