×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkundër kundërshtive të BE-së e shoqërisë civile, pushteti kalon Projektligjin për KPM-në

    Insajderi
    11 July 2024 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 59 vota për, dy abstenim, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPK).

    Deputete që abstenuan këtë projektligj ishin deputeti Dimal Basha dhe Eman Rrahmani.

    Po ashtu me 60 vota për e një abstenim kanë kaluar 93 amendamente të komisionit funksional për këtë projektligj.

    Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, tha se për gashtë muaj e kanë shqyrtuar këtë projektligj.

    “Komisioni ka gjashtë muaj që e shqyrton këtë projektligj. Kemi pasur komente të shumta. I kemi analizuar të gjitha ato komentet me seriozitet dhe në fund kanë rezultuar 93 amendamente”, u shpreh ai.

    Kujtojmë që për këtë projektligj, kanë adresuar kritika Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e shoqëria civile. Ndërsa partitë opozitare kanë paralajmëruar dërgimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark