Përkundër shpërndarjes së testit, MAShT e cilëson si të suksesshme Maturën Shtetërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkundër shpërndarjes së testit, MAShT e cilëson si të suksesshme Maturën Shtetërore

    Insajderi
    18 June 2016 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit ka thënë se shpërndarja e testeve të maturës në rrjete sociale në internet ka qenë tentim për kopjim por që “lirisht mund t’i quajmë si raste të izoluara”.

    Komisioni Shtetëror i Maturës ka shpallur pjesën e dytë të testit të maturës si të suksesshëm dhe mirë të organizuar, përkundër faktit që edhe kësaj radhe u shpërndanë në mënyrë masive testet e maturës në rrjetet sociale në internet, përmes të cilave u mundësua kopjimi i nxënësve.

    “Mund të iu konfirmoj se pjesa e dytë e maturës shtetërore është organizuar dhe administruar shumë mirë, duke ruajt kredibitetin e një procesi të besueshëm. Ne sot në 252 qendra të testimit, në 1800 klasë, të angazhuar mbi 3000 zyrtarë që në këtë proces iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore mbi 32 mijë maturantë”, ka thënë Azem Guri, kryetari i këtij komisioni.

    Guri ka thënë se do të ndërmerren masa edhe ndaj atyre që kanë bërë shpërndarjen e testeve në internet, por sipas tij, ka raste kur personat që kanë publikuar testet nuk janë fare maturantë por vetëm akne dashur të krijojnë konfuzitet.

    Rezultatet e provimeve do të bëhen publike më 30 qershor.  Testit i janë nënshtruar mbi 32 mijë maturantë.

    Testi i maturës ishte shpërndarë edhe në pjesën e parë të testit të mbajtur javë më parë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark