Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë të ditur se është ftuar si dëshmitar.
Dedaj këtë e ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa ka pretenduar se ftesa i është bërë përkundër vullnetit të tij.
“Jam ftuar si dëshmitar në Hagë”, ka njoftuar ai.
“Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka thënë më tej Dedaj.
Njoftimi i tij vjen në kohën kur janë bastisur shtëpitë/banesat e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. /Insajderi.org/