Policia ka njoftuar se dhjetë burra janë përleshur në mes vete në Graçanicë, ku katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, ku edhe iu është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona.
Sipas policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
“Fsh. Llapllasellë, Graçanicë 25.06.2023 – 03:16. Dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur në mes vete, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, me ç’rast u është bërë alkool-testi, i cili ka rezultuar pozitiv për nëntë persona. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt”.