Një përleshje ka ndodhur në rrugën “2 korriku” pak minuta më herët, të përfshirë kanë qenë katër persona.
Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës e cila tha se nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
Ahmeti tha se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti për Insajderin.
Foto: