Përleshen nxënësit në shkollën e familjes së Besim Beqajt, Policia tenton ta mbuloi rastin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përleshen nxënësit në shkollën e familjes së Besim Beqajt, Policia tenton ta mbuloi rastin

    Insajderi
    01 November 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur dje mes dy nxënëseve të gjimnazit Cambridge School në Pejë, pronë e Jakup Beqajt, babait të ish-ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. Gjatë incidentit është përdorur edhe armë e ftohët, thikë. Prindër të shqetësuar, të cilët fëmijët i kanë në këtë shkollë, rastin e kanë raportuar në redaksinë e Gazetës Insajderi. Qysh mbrëmë, Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në Pejë, Fadil Gashin për të kuptuar detajet e rastit, por i njëjti ka thënë se nuk ka ndonjë raportim të tillë. Ndërsa, gjatë të martës, nuk e ka hapur fare telefonin. As në raportin 24 orësh, nuk përmendet ky rast.

    Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:00, gjatë kohës së drekës derisa nxënësit ndodheshin në kuzhinë duke ngrënë bukë. Pas fjalosjes verbale, situata ka esklauar dhe njërin nga ta e ka therur tjetrin me thikë prapa këmbës, siç mëson Insajderi.

    Me të ndodhur rasti, njëri nxënës ka pranuar tretman mjekësorë e aktualisht ndodhet në Spitalin e Pejës teksa tjetri ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    I dyshuari ka arritur të arrestohet mbrëmë rreth orës 17:00 nga zyrtarët e policisë.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë më dije se të përfshirë në përleshja anë dy djemtë e familjes Ibishi dhe Ahmetaj nga Peja.

    Një prind i tha Insajderi se sot fëmiu i tij nuk ka shkuar fare në shkollë për shkak traumës që ka përjetuar.

    “Fëmiu ka ardhë në shtëpi i shokuar, më ka thënë babi unë nuk shkojë nesër në shkollë se jam ka tutna”, i tha ky prind Insajderi.

    Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i shkollës Cambridge e përgjegjës të tjerë, por të njëjtit kanë refuzuar të japin një variant të rastit.

    I kontaktuar nga Insajderi, Mustafë Kadrijaj përgjegjës i shkollës me të kuptuar se po pyetet për rastin e ka ndalur telefonin.

    Deri në këtë moment, nga kjo shkollë nuk kanë kthyer asnjë përgjigje se si ka ndodhur rast dhe se a kanë marrë ndonjë masë.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark