Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi përleshjen e tifozëve të “Plisave” mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, teksa Prishtina po luante me Mitrovicën, shkruan Insajderi.
“Trepça”, shënoi fitore me rezultat të ngushtë 85:86 për të shkuar në dy fitore.
Megjithatë, pas ndeshjes pati një incident, teksa tifozeria “Plisat” u përleshën me policinë.
Në raportin 24 orësh thuhet se një polic ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike , disa nga tifozët kanë hedhur gjësende të forta, nder te tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.