×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshja në Kuvend- Paraqiten në seancë deputetët e VV-së dhe PDK’së

    Insajderi
    28 May 2024 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të partisë së PDK’së dhe asaj të VV’së, janë paraqitur në seancë gjyqësore, lidhur me përleshjen që ndodhi vitin e kaluar në Kuvend.

    Nga Vetëvendosja kanë marrë pjesë Besnik Bislimi, Hekuran Murati në cilësinë e dëshmitarit dhe Tea Blakaj, këshilltare e Albin Kurtit.

    Ndërsa nga ana e PDK’së kanë marrë pjesë deputetët, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa dhe Mergim Lushtaku.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar ishte shndërruar në një vend përleshjesh fizike, mes deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark