Të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur përleshje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Fizikisht u përplasë edhe deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.
Por, Zyba për Insajderin mohoi të ketë qenë i përfshirë në këtë përleshje, derisa tha se nuk është ftuar për intervistim nga Prokuroria.
“Jo nuk jam ftu. Ata që konsiderohen që kanë shkaktu dhunë janë ftu jo unë, unë s’kam shkaktu“, tha Zyba për Insajderin.
Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.