Përleshje e dhunshme me 4 të plagosur në Itali, policia gjen një vesh të këputur në tokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje e dhunshme me 4 të plagosur në Itali, policia gjen një vesh të këputur në tokë

    Insajderi
    16 August 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona u plagosën në një përleshje që shpërtheu pak para agimit në Viale Europa, në Talsano, një fshat i populluar i Tarantos.

    Njërit prej të përfshirëve në sherr, sipas asaj që mësohet, i është shkëputur një pjesë e llapës së veshit. Sherri ka ndodhur brenda një dhome dhe ka degjeneruar jashtë, ku janë përfshirë një numër i paspecifikuar personash të cilët kanë shkëmbyer goditje shumë të dhunshme deri në mbërritjen e policisë.

    Një person vendas i përfshirë në përleshje u arrestua nga policia. Dy prej të plagosurve kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë transportuar në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark