Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan tre persona janë përfshirë në një përleshje si pasojë e një aksidenti në komunikacion, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Po ashtu, policia njofton se njëri nga të dyshuarit në rast ka poseduar një pistoletë me të cilën ka kanosur të dyshuarin tjetër.
Njësit policore kanë konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë të kalibrit 9mm.
Siç njofton policia, me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar një mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com