​Përleshje fizike në një pikë të karburantit, tre të arrestuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    ​Përleshje fizike në një pikë të karburantit, tre të arrestuar

    Insajderi
    12 December 2022 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi janë përfshirë në një rast të përleshjes fizike në një pikë e karburantit në rrugën ‘’Reçaku’’.

    Sipas Policisë, pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, ata kanë identifikuar e më pas arrestuar tre të dyshuarit I.I ( M/K) i moshës 29 vjeçar , A.P ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe K.S (M/K) i moshës 34 vjeçar.

    “Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark