
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë shtatë të mitur.
Në raportin ditor të policisë thuhet se në vendngjarje janë konfiskuar dy thika, shkruan Insajderi.
Policia ka shtuar se dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, teksa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
‘‘SULM – Prishtinë / 08.12.2024 – 18:15. Janë shoqëruar në stacionin policor shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përleshur në mes vete. Tek dy të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK’ja.