Përleshje me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona

    Insajderi
    10 June 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

    Sipas policisë, të dyshuarit – meshkuj kosovarë – janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete, dhe njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

    Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po trajtohet nga organet kompetente. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark