Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike

    Insajderi
    24 March 2025 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr mes dy shtetasve të Shqipërisë ka ndodhur në Selanik.

    Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptarë të moshës 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri mes tyre.

    Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendit ku ndodhej njëri prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë policie.

    26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark