Policia e Kosovës ka njoftuar se në ndeshje sportive ka ardhur deri te përleshja në mes të disa personave, përveç kësaj disa persona të tjerë kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre.
Rasti ka ndodhur më 22.04.2023, në Vushtrri.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se si pasojë, gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në raport.