Një i mitur është therur sot me thikë në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. .
Siç ka konfirmuar policia për Insajderin, rasti ka ndodhur pas përleshjes mes dy të miturve.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të ĺënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, thuhet në përgjigjen e policisë.