Përleshje protestues-polici para samitit të G20 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përleshje protestues-polici para samitit të G20

    Insajderi
    06 July 2017 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç policia gjermane paralajmëronte prej ditësh, dhuna nuk mungoi në Hamburg, ndërsa udhëheqësit e botës mblidhen për samitin e radhës të G20-s, që nis të premten.

    Mijëra njerëz nisën protestën “Mirësevini në ferr” kundër G20-s, të organizuar nga grupe të ndryshme antikapitaliste.

    Protestuesit, shumë prej të cilëve të veshur me të zeza dhe të maskuar, sulmuan policinë me shishe, gurë dhe mjete të tjera rrethanore.

    Autoritetet u përgjigjën me topat e ujit dhe spraj djegës, ndërsa dhanë paralajmërimin se e premtja mund të jetë edhe më e nxehtë.

    Përleshjet mes policisë dhe protestuesve të shumtë ndodhën vetëm 3 kilometra larg ndërtesës, ku do të zhvillohet samitit i G20-s.

    Organizatorët e protestës thanë se, pas shpërthimit të dhunës i dhanë fund marshimit, por me mijëra njerëz gjenden ende në rrugë.

    Policia deklaroi se për të premten pret rreth 100 mijë protestues nga e gjithë Europa, të cilët mendojnë se G20-a ka dështuar në zgjidhjen e shumë prej çështje që kërcënojnë paqen në botë.

    Shumë prej udhëheqësve që marrin pjesë në samitin e G20-s, si presidenti amerikan Donald Trump, kanë mbërritur tashmë në Hamburg. G20-a u formua në vitin 1999, përbëhet nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë dhe zhvillon takimin çdo vit.

    Gjatë samitit dyditor, që këtë herë zhvillohet në vendlindjen e Kancelares Angela Merkel, pritet të diskutohet kryesisht për ndryshimet klimatike, por edhe për terrorizmin, ekonominë dhe emigracionin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark