Përmbyllet derbi Napoli-Milan, napoletanët fitojnë tri pikë të mëdha drejt garës për titull - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Përmbyllet derbi Napoli-Milan, napoletanët fitojnë tri pikë të mëdha drejt garës për titull

    Insajderi
    30 March 2025 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 30-të në Serie A, pasi ka mposhtur si vendas me rezultat 2:1 AC Milanin.

    Qysh në pjesën e parë, skuadra e Contes i shënoi dy gola, një e shënoi italiani Mateo Politanodhe tjetrën sulmuesi belg Romelu Lukaku.

    Golin e vetëm për mysafirët e shënoi sulmuesi serb, Luka Jovic në minutën e 84’të.

    Përkundër insistimit të Milan në minutat e fundit, ata s’arritën t’i shndërronin shanset në gola.

    Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Interi (67).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark