
Sulmuesi Viktor Gyokeres ka bërë përzgjedhjen e tij për klubin e tij të ardhshëm në Premier Ligë. Do të jetë Arsenali.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano me “Here we go”, pas një sage të gjatë transferimi, shkruan Insajderi.
Në garë ishte futur edhe Manchester United, që tentoi t’ia vjedhte transferimin topçinjëve. Gyokeres e ka bërë të ditur gjatë gjithë kohës se Arsenal është zgjedhja e tij, për të cilën e ka njoftuar edhe klubin e Sporting SC.
Arsenali dhe Sporting CP kanë arritur marrëveshje përfundimtare për transferimin e Gyokeres në vlerë prej 63,5 milionë eurosh dhe 10 milionë euro bonusesh. Kontrata pritet të jetë pesë vjeçare. /Insajderi.org/