Organizatorët e Festivalit të 55-të të këngës në Radiotelevizionin Shqiptar sot përmbyllë afatin e dorëzimit të këngëve.
Ata bëjnë të ditur se sivjet ka pak ndryshime në strukturën e përmbajtjes së festivalit.
Në kuadër të festivalit është vendosur që të jenë vetëm 24 këngë pjesëmarrëse, 14 prej të cilave do të kalojnë në finale, ndërsa për herë të parë përzgjedhja e tyre do të bëhet nga juria profesionale, juria e gazetarëve dhe publiku.
Juria profesionale i është besuar udhëheqësve artistikë prej pesë producentë muzikorë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Florent Boshnjaku, Bojken Lako dhe Gent Rushi, të cilët pritet do të krijojnë një bazament përzgjedhës cilësor.
Për prezantues ende nuk është bërë e ditur. Kënga fituese e Shqipërisë në këtë festival do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në dhjetor në Suedi.