Vijon të jetë problematike situata në zonën e Lezhës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së lumit Drin.
Në zonën e ish frutores në Lezhë, Balldre dhe Gocaj, uji ka vërshuar në tokat bujqësore, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.
E njëjta situatë si pasojë e reshjeve intensive të shiut paraqitet edhe në Shkodër, Vlorë dhe Fier.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, raporton Ora News.
Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.