Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoj deri në 7.50m.
Me ndryshimin e drejtimit të erës nga Jugperëndimi në Veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mire të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.
Nga llogaritjet paraprake te niveleve në tri pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol pritet që niveli deri në orën 14:00 të shkoj deri në 6.00 m.
Gjatë natës ka pasur evakuime të 10 familjeve për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, ndërkohë një biznes baxho është përmbytur duke i shkaktuar dëme të shumta , po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit./tch/