Përmbytje katastrofike në Ibiza, ishulli goditet nga stuhia më e rëndë në 73 vite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përmbytje katastrofike në Ibiza, ishulli goditet nga stuhia më e rëndë në 73 vite

    Insajderi
    02 October 2025 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ibiza, ishulli i njohur spanjoll dhe destinacioni më i preferuar për jetën e natës është goditur nga stuhia më e rëndë në 70 vite.

    Në më pak se 24 orë, në ishull ranë deri në 254 litra shi për metër katror, sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle AEMET, duke regjistruar periudhën më të lagësht që nga viti 1952.

    Stuhia Gabrielle solli sasi të mëdha lagështie nga Mesdheu dhe e zbrazi atë mbi Ishujt Balearik, duke bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj e të përmbyten zona të tëra.

    Imazhet që qarkullojnë në rrjet tregojnë makina të zhytura në ujë, turistë që braktisin me nxitim autostradën kryesore për të kapur fluturimet e tyre në këmbë dhe hotele luksoze që mbushen me ujë. Në Pacha-n historike, pranë marinës, një pjesë e çatisë u shemb, me stafin që përpiqej me dëshpërim të përmbante ujin, ndërsa aeroporti i Ibizës përjetoi probleme serioze me ujin e shiut që rridhte nga çatia.

    Autoritetet u detyruan ta rrisnin alarmin nga portokalli në të kuq, si edhe u aktivizua plani special i përmbytjeve INUNBAL. Ushtarë, policë e zjarrfikës mbërritën nga Majorka dhe Valencia, së bashku me helikopterë e njësi speciale për fatkeqësitë natyrore. Brenda 24 orëve, Garda Civile shpëtoi 148 persona që ishin bllokuar në shtëpi e në automjete./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark