×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbytje në Bosnje e Hercegovinë, raportohet se ka të vdekur

    Insajderi
    04 October 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në rajonin e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiselak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar vështirësi për banorët e këtyre komunave në Bosnje dhe Hercegovinë.

    “Për shkak të vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një numër i madh i popullatës është në rrezik, ka informacione se ka viktima si dhe një numër të madh i të lënduarve dhe personave të zhdukur”, ka kumtuar Administrata Federale e Mbrojtjes Civile e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    “Trafiku, lidhjet telefonike dhe interneti janë të ndërprera. Duke filluar nga Mostari, në Drezhnicë një ujë i rrëmbyeshëm i Drezhankës shkatërroi disa ura, mori rreth 20 vetura dhe tani për tani nuk kemi informacione për viktima në njerëz në këtë zonë.

    Për shkak të rrëshqitjes së dheut rruga M-17 në drejtim të Jabllanicës së Ulët është e pakalueshme”, thuhet në raport, ndërsa nga terreni kanë ardhur informacione se dy persona kanë mbetur të vdekur.

    “Situata më e vështirë, sipas informacioneve nga terreni, është në Jabllanicë dhe në vendet përreth (Buturoviq, Ostrozhac, Çelebiq) ku ka pasur një numër të madh të rrëshqitjeve të dheut mbi shtëpi, rrëshqitje të dheut në rrugë dhe vërshime të shtëpive që ndodhen afër liqenit”, ka kumtuar Mbrojtja Civile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark