×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbytjet në jug të Serbisë

    Insajderi
    11 January 2021 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në jug të Serbisë prej sot në mëngjes lumenjtë po dalnin ga shtratet e tyre. Fshatrat rreth Dolevcit janë të përmbytura, në komunën e Vlladiçin Hanit gjendja është alarmante pasi në disa fshatra janë vërshuar shtëpitë, rrugët dhe fushat.

    Enti Hidro-Meterologjik i Serbisë ka paralajmëuar rritje të nivelit në të Moravës Jugore dhe Nishavës, të cilat gjatë 24 orëve të ardhshme mund të arrijnë nivelin e rrezikshme për dalje nga shtrati.

    Shiu dhe bora që nuk janë ndalur qe katër ditët e fundit në zonën e Leskovcit natën e kaluar shkaktuan probleme të mëdha me vërshimet në një numër të madh të vendeve të populluara në territorin e qytetit të Leskovcit.

    Situata më e vështirë është në Bunibrodin e Epërm dhe të Ulët, ku, sipas vendasve, lumi Tulovska kishte dalë nga shtrati. Në Bunibrodin e Ulët, një grua e moshuar u evakuua nga ndërtesa e saj e banimit. Në këto fshatra, një numër i madh i oborreve dhe bodrumeve janë nën ujë, i cili në disa vende arrin nivelin deri në një metër.

    Rrugët për në Vllasotincë dhe Gërdellicë gjithashtu janë të vërshuara, kështu që policia i mbylli ato në dalje të qytetit.

    Si masë parandaluese, energjia elektrike është ndalur në këto vende./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark