Gazetari Parim Olluri ka reaguar ashpër lidhur me përmendjen e rastit Dehari nga përfaqësuesit e qeverisë.
Më qartësisht sot në Kuvendin e Kosovës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u përball me kritika për mos zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. Madje ajo gjatë diskutimeve, akuzoi opozitën se “janë angazhuar për të eliminuar një aktivist politik në burg”.
Rreth kësaj, Parim Olluri ngriti shqetësime për trajtimin e hetimeve, duke theksuar se mostrat e rëndësishme janë shkatërruar dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë.
“Rasti Dehari, s’di qysh s’ju vjen marre atyre njerëzve. Me shfrytëzu një vdekje të një njeriut për me ardhë në pushtet, për marre”, tha ai.
“Përveç Albulenës, edhe Kurti e përmendi sot rastin Dehari…Unë besoj që rasti i Deharit ju humb vota, nuk iu bjen më vota sepse njerëzit janë lodhë me rrenat e tyne me shfrytëzimin që ja kanë bo këtij rasti. Ish dashtë këta nëse kanë pak mend mos me përmend këtë rast”, tha Olluri në Pressing.