"Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht”

    Insajderi
    04 August 2025 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Visar Ymeri ka folur për perceptimet dhe reagimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit. Ai tha se duhet bërë ndarja e qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është kjo gjykatë.

    “Gjykata Speciale nuk është gjykatë e cila merret me të gjitha rastet që ndodhin, në këtë drejtim duhet me bo këtë ndarje,” u shpreh Ymeri. Sipas tij, pritjet që janë krijuar për këtë institucion kanë qenë të pabazuara.

    “Mendoj që kanë pas pritje nga Gjykata Speciale të pabazuara, unë i kuptoj familjarët të cilët presin që 25 vjet me ditë kush ua ka vra babën, vëllain, mirëpo qiky frustrim që vjen nga mos gjetja e akterëve nuk bën me u vesh dikujt pse ja ki inati,” theksoi ai në Paparaci.

    Ai ka komentuar edhe reagimet që kanë ardhur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke i cilësuar si të natyrës politike dhe jo të lidhura me drejtësinë.

    “I kam pa reagimet e një pjese të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe përkrahësve të tyre, reagimet e tyre nuk kanë të bëjnë me procesin e drejtësisë. Është çështje politike,” tha Ymeri.

    Sipas tij, qëllimi i këtyre reagimeve është përfitimi politik:

    “Reagimi i tyre është reagim nga paniku, ata dojnë me ju kallxu qytetarëve të Kosovës që Hashim Thaçi është i keq, a po ju kujtohet kush është ky, për me përfitu politikisht.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark