
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bëri thirrje të martën për rritje të presionit mbi Rusinë , duke përfshirë edhe ofrimin e më shumë ndihmës për Ukrainën për ta detyruar Moskën të bëjë lëshime drejt “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Vandeful foli nga Tokio vetëm disa orë para një takimi në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin do të marrin pjesë edhe udhëheqës evropianë.
“Ndoshta nuk është ekzagjerim të thuhet se e gjithë bota po shikon nga Uashingtoni”, theksoi ministri gjerman gjatë një konference për shtyp me homologun e tij japonez Takeshi Iwaya.
“Garancitë e qëndrueshme të sigurisë janë me rëndësi qendrore sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë efektive edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”, vuri në dukje Wadephul.