Përparim Rama e quan rrenc Dardan Sejdiun pasi ai i kërkoi llogari- Përplasen para mediave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama e quan rrenc Dardan Sejdiun pasi ai i kërkoi llogari- Përplasen para mediave

    Insajderi
    24 April 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka pasur një përplasje me Dardan Sejdiun gjatë një konference për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit komunal të Prishtinës në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal.

    Gjatë kohës që Rama ishte duke bërë deklarimin e tij para gazetarëve, Sejdiu e ka pyetur kryetarin se ‘‘lagje janë vizituar në proces’’.

    Rama është përgjigjur duke thënë se ‘’një numër i madh i lagjeve tërë kohën, ne vizitojmë lagje, kemi vizitu të gjitha lagjet’’.

    Sejdiu i ka ndërhyrë duke e pyetur se ‘’sa lagje e kanë parë planin’’.

    Ndërsa Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë Sejdiut se ‘’njerëz si tij që jepin dezinformata, që rrejnë njerëzit, që i rrejnë të gjithë qytetarët’’.

    Kurse Sejdiu i është drejtuar Ramës duke i thënë ‘ ‘A ia nise a?’’. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark