Përparim Rama mban konferencë për media, kumton vendimet që ka marrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama mban konferencë për media, kumton vendimet që ka marrë

    Insajderi
    02 February 2022 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të dalë sot në konferencë për media

    Në njoftimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 14:00.

    “Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për medie, ku do të keni mundësi që të informoheni më shumë për vendimet e fundit të Kryetarit Rama. Konferenca mbahet sot, nga ora 14:00 në sallën e konferencave në objektin e Komunës së vjetër”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, nënkrytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës.

    Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi se PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun në pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.

    Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së.

    Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emërojë edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

    Ndërkaq para pak ditësh, kryetari Rama ka prezantuar drejtorët në Komunën e Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    LDK dhe PDK kanë lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark