Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mbështetje për kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliun, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në qytetin e Prishtinës.
Sipas tij, Aliu ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, nëpër periudha të ndryshme.
“Fadil Aliu vjen nga familja e njohur e Herticëve të Kodrës së Trimave, e cila ka dhënë kontribut të madh për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar Rama.
Rama potencoi se Aliu si pjesë e shtabit të tij kontribuoj në fitoren e LDK-së, në zgjedhjet lokale.
“Fadili vazhdon të njihet për profesionalizmin dhe kontributin e madh në Prishtinë. Si pjesë e shtabit tim zgjedhor, kontriboj në fitoren tonë dhe gjithashtu fitoi besimin e qytetarëve si asambleist”.
“Me marrjen e përgjegjësive të reja si Menaxher i Personelit në Komunën e Prishtinës, ai u tërhoq nga Asambleja për t’u përkushtuar plotësisht detyrës së re në Kryeqytet!”.
E tani është i gatshëm të kontribuoj edhe në nivel qendror, ka thënë Rama.