Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë mbështetje të madhe nga gratë e lagjes “Bregu i Diellit”, në kryeqytet.
Para tyre, Rama ka shpalosur programin e tij për gratë e Prishtinës, për të cilat do të ketë mbështetje në momentin që ai do e udhëheq komunën.
Përparim Rama është zotuar në mbështetje që udhëheqen nga gratë dhe ato që i punësojnë gratë.
Rama ka shpalosur edhe detaje tjera nga prioritetet e tij për gratë e Prishtinës.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Gratë e kryeqytetit në përkrahje për fitore.
Pata kënaqësinë të takoj gra nga Bregu i Diellit. Gjatë këtij takimi shpalosa programin që ka për qëllim fuqizimin e gruas. Ne do të ofrojmë përkrahje financiare për bizneset dhe OJQ-të të cilat menaxhohen nga gratë, si dhe për bizneset që i punësojnë ato.
Fokusi ynë do të jetë promovimi i bizneseve të grave përmes ekspozimit të produkteve të tyre.
Gratë meritojnë më shumë poste vendimmarrëse dhe ne zotohemi se në mandatin tonë do ta realizojmë këtë.
Ne do të zgjidhim çështjen e çerdheve duke ndërtuar çerdhe të reja, por edhe duke i përkrahur financiarisht prindërit që i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.
Ne duhet të ofrojmë mbështetje për nënat beqare dhe gratë e moshuara.
Falënderoj kandidaten për Asamble Komunale nga Dega e Tretë, znj. Ema Nikçi Rexha për organizimin e këtij takimi shumë të rëndësishëm ku gjetëm mbështetje të fortë.