Përparim Rama njofton për evakuimin e qenve endacakë në qendër të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama njofton për evakuimin e qenve endacakë në qendër të Prishtinës

    Insajderi
    09 March 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar evakuimi i qenve endacakë në zonën e qendrës.

    Ekipet tona kanë përfunduar evakuimin e qenve endacak në Zonën 1 (Qendra) dhe po vazhdojmë me lagjet e tjera! Ky proces bëhet me kujdes maksimal për sigurinë e të gjithëve – prandaj ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks.

    Synimi ynë është që të gjitha lagjet të hyjnë në “Hartën e zonave të sigurta”! Për këtë na duhet edhe ndihma juaj, të dashur qytetarë!”, ka thënë Rama.

    Në videon e ngarkuar prej kryetarit Rama, thuhet se zona e qendrës përfshin sheshet kryesore, hapësirat e kampusit universitar, si dhe lagjet: Pejton, Ulpianë, Lakrishtë, Dardani, Aktash dhe Muhaxherët. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark