Programi i kandidatit të LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, përveçse i vetmi program i shkruar dhe konkret për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit, është duke marrë vlerësime nga ana e njohësve të problematikave të Prishtinës.
Rama, një hapësirë të madhe në programin e tij, i jep edhe çështjes mjedisore në Prishtinë – për një kryeqytet më të pastër dhe me hapësira gjelbëruese më të mëdha.
Në programin e Përparim Ramës, Prishtina do të bëhet shumë më e pastër, edhe për shkak të ridefinimit të qendrës së qytetit, gjë që do të krijojë hapësira të gjelbëruara që u dedikohen të gjithë banorëve. Po ashtu, Rama në mandatin e parë do të bëjë investime të mëdha edhe në Parkun e Gërmisë – si një destinacion shumë i frekuentuar në Prishtinë.
Për të kuptuar disa nga pikat kyqe për mjedisin në programin e Përparim Ramës, lexone programin e plotë të tij në linkun e mëposhtëm:
https://prforpr.com/prishtina-e-paster/
Ridefinimi i qendrës do ta çlirojë qytetin prej ‘ngulfatjes’, do të krijojë hapësira të gjelbëruara që u dedikohen të gjithë banorëve. Shtigjet e gjelbëruara për ecje, për persona me mundësi të veçanta dhe për transport alternativ do të na bëjnë të ndihemi se qyteti është vërtet i yni. Aktivitetet e shumta rekreative e kulturore që do t’i mundësojnë hapësirat e reja të gjelbëruara, janë gjëra konkrete, e gjërat konkrete na bashkojnë!
Mungesa e veturave në këto zona do të ndikojë dukshëm në një ambient me ajër shumë më të pastër. Natyrisht, parqet do të shtohen dhe do të mirëmbahen.
Sot, kur e mendojmë Prishtinën urbane në raport me hapësirat e gjelbra, në mendje sigurisht e kemi një lloj kaosi urbanistik dhe diku jashtë tij një pikë të gjelbër që është Gërmia. Kufijtë e Prishtinës së gjelbër janë të cunguar vetëm në mendjen tonë, sepse në të vërtetë Prishtina përreth është një mrekulli natyrore. Fshatrat e Prishtinës kanë një potencial të jashtëzakontë për zhvillim ekonomik dhe investim, sidomos në infrastrukturë. Një rol të madh në perceptimin e limituar të Prishtinës luan mungesa e infrastrukturës lidhëse mes pjesës urbane dhe fshatrave. Kur fuqizohen fshatrat përreth e ndihmojmë ekonominë, dhe stimulojnë mundësi të reja për banorët e pjesës urbane e rurale për turizëm, dhe një sërë sportesh e aktivitetesh në natyrë. Me kalimin e kohës, qëllimi është që perceptimi ynë për Prishtinën e gjelbër t’i shtyjë kufijtë përtej Gërmisë.
Natyrisht, menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave është çelës kryesor i një Prishtine të pastër. Kjo do të bëhet me rigorozitet dhe pa asnjë lëshim. Do t’i kushtohet vëmendje e veçantë punës në terren për arritjen e këtij qëllimi. Problemet aktuale në Prishtinë janë të ndërlidhura fort me njëra-tjetrën, dhe ekziston një pasqyrë më e qartë se si zgjidhja e një problemi automatikisht rezulton në përmirësimin e një tjetri: se si ndërtimi i shkollave në vendet me nevojë e çliron trafikun e qytetit, e si ulja e trafikut e ndihmon ambientin, e si hapësirat e gjelbra dhe pastërtia ndikojnë për të mirë në shëndetin tonë. Ky është vetëm njëri prej shumë shembujve të ngjashëm.