Përparim Rama premton një Prishtinë digjitale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama premton një Prishtinë digjitale

    Insajderi
    11 October 2021 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, i ka dhënë një
    rëndësi të veçantë digjitalizimit në programin e tij.

    Në kapitullin “Prishtina e Digjitalizuar”, në programin e tij, kandidati Rama planifikon vendosjen e kamerave në çdo lagje, për të rritur sigurinë fizike dhe sigurinë nga zjarri; vendosjen e senzorëve të ndryshëm për të identifikuar ndotësit e ajrit, ambientit, dhe zhurmës; si dhe vendosjen e hot-spoteve publike me internet me shpejtësi të lartë në udhëkryqe të qytetit.

    Poashtu, kandidati Rama ka paraparë përdorimin e teknologjisë smart për të minimizuar humbjet e ujit, të energjisë, dhe ndriçimit; për të përmirësuar transportin; për të parashikuar vjetërimin apo prishjen e rrugëve; për menaxhim të parkingjeve dhe të mbeturinave; si dhe për vendosje të ekspozitave interaktive e fasadave mediale.

    Një projekt tjetër i rëndësishëm në programin e kandidatit Rama është digjitalizimi i sistemit shëndetësor, përmes funksionalizimit të plotë Sistemit Informativ të Shëndetësisë (SISH), i cili do të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

    Përparim Rama poashtu është zotuar për ofrimin e hapësirave për promovim të ndërmarrjeve që kanë në fokus digjitalizimin; për përkrahje të vajzave dhe grave për përfshirje në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë – STEM; për promovim të E-sports, etj.


    Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

    https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJY G1OmyuRMsivA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark