Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, z. Përparim Rama, ka paraparë
shumë iniciativa për fuqizimin e sportit në programin e tij.
Në sportin profesional, kandidati Rama ka paraparë ndërtimin e pishinës olimpike të notit; ndërtimin e shtigjeve të atletikës; renovimin e palestrës së madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe ndërtimin e tri palestrave të tjera me kapacitet prej 300 ulësve; rritjen e kapacitetit të tribunës lindore të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8,000 ulëse shtesë;
ndërtimin e tribunave me nga 1,500 deri në 2,000 ulëse në stadiumet e klubeve futbollistike; funksionalizimin e stadiumeve periferike të përshtatshme për shkolla të futbollit, etj.
Në sportin shkollor, kandidati Rama ka paraparë renovimin e objekteve sportive ekzistuese sipas standardeve dhe furnizimin e sallave në shkolla me pajisje sportive; ndërtimin e sallave të edukatës fizike për shkolla; zhvillimin e edukimit fizik te fëmijët në institucionet parashkollore; rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në sport; përkrahjen e aktiviteteve sportive jashtë-kurrikulare, etj.
Në sportin rekreativ, Përparim Rama planifikon rifunksionalizimin e skiliftit në Parkun e Gërmisë; ndërtimin e fitneseve natyrale në parqe dhe kënde strategjike të qytetit; hapjen e shtigjeve të reja për ecje dhe biçikleta; ndërtimin e patinazhit të qytetit; ndërtimin e këndeve të lodrave për fëmijë; riparimin e fushave futbollistike; ndërtimin e terreneve të tenisit në shumë lagje të Prishtinës; si dhe ndërtimin e “skate park” për të rinjët.
Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës.
Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJY G1OmyuRMsivA