Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar prezantimin e projekteve për kryeqytetin, në të gjitha sektorët.
“Për të gjithë” është plani i Përparim Ramës për Prishtinën në katër vitet e ardhshme.
Projekte gjigante për transformimin e kryeqytetit, duke mundësuar lidhjet e lagjeve me njëra tjetrën, ridenifim dhe zgjerim të qendrës së qytetit, zgjidhje të problemit urbanistik të Prishtinës, janë vetëm disa nga pikat e planit të Përparim Ramës.
Në prezantimin e programit të tij, Rama, flet edhe për Prishtinën e përjetimeve dhe mënyrën se si do realizojë këtë.
Rama prezanton edhe plane konkrete për zgjiidhjen e problemeve tjera për prishtinasit, si; strehimin e qenve endacakë, rritjen e zonave gjelbëruese dhe shume çështje tjera.
Përparim Rama synon që të investojë edhe në Parkun e Gërmisë dhe bërjen e këtij parku në stil të parqeve britanike.
Në këtë video, Rama, ka radhitur një varg planesh për artin dhe kulturën. Rama është zotuar se do ta themelojë teatrin e ri të qytetit, galerinë, muzeun, shkollën e artit, si dhe orkestrën e qytetit.
“Me mua Prishtina do të jetë qendër rajonale e artit, kulturës dhe kreativitetit, sepse e di që e ka një potencial të tillë. Për të arritur këtë, unë do të mbështes industrinë e artit, muzikës, dhe modës”, ka thënë ai.
Më poshtë mund të shihni plane konkrete të arkitektit me famë botërore, Përparim Rama, për Prishtinën: